Ekonomi

Aeroportet turke gjatë periudhës COVID-19 kanë pritur 73 milionë pasagjerë

Karaismailoğlu tha se aeroporti i Stambollit dhe kompania ajrore Turkish Airlines i kaluan rivalët e tyre evropianë për sa i përket numrit të pasagjerëve dhe renditjes së trafikut ajror

Tuba Şahin   | 21.04.2021
Aeroportet turke gjatë periudhës COVID-19 kanë pritur 73 milionë pasagjerë

Ankara

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Adil Karaismailoğlu, ka bërë të ditur se aeroportet turke kanë pritur 73 milionë pasagjerë që kur u shfaq rasti i parë i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia rastin e parë me COVID-19 e ka regjistruar më 11 mars të vitit 2020.

Në një deklaratë me shkrim, ministri Karaismailoğlu tha se aeroporti i Stambollit dhe kompania ajrore Turkish Airlines i kaluan rivalët e tyre evropianë për sa i përket numrit të pasagjerëve dhe renditjes së trafikut ajror.

Duke theksuar se sektori i aviacionit është prekur më shumë nga pandemia, Karaismailoğlu duartrokiti vendin e tij për marrjen e masave efektive kundër virusit.

"Deri më 15 prill, rreth 72.8 milionë pasagjerë kaluan nëpër aeroportet turke, nga të cilat 46.5 milionë ishin fluturime të brendshme dhe 26.3 milionë fluturime ndërkombëtare", theksoi ai.

Karaismailoğlu njoftoi se gjatë të njëjtës periudhë aeroportet shërbyen gjithsej 834.535 aeroplanë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın