Ekonomi

“Volkswagen pezullon aktivitetet në Iran”

Shtëpia mediale Bloomberg, duke iu referuar deklaratës së një zyrtari amerikan, lajmëron se administrate amerikane ka bindur gjigandin gjerman të mbështesë sanksionet

Ahmet Dursun  | 20.09.2018 - Përdıtësım : 20.09.2018
“Volkswagen pezullon aktivitetet në Iran”

Ankara

ANKARA (AA) – Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen do të pezullojë pjesën më të madhe të aktiviteteve në Iran, të cilit vend paraprakisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i vendosën sanksione, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia mediale Bloomberg, duke iu referuar deklaratës së një zyrtari amerikan, lajmëron se administrate amerikane ka bindur gjigandin gjerman të mbështesë sanksionet.

Ambasadori i SHBA-ve në Berlin, Richard Grenell, tha se negociatat me zyrtarët e Volkswagen-it kanë zgjatur gjatë.

“Nga Volkswagen-i është thënë se do të respektojnë sanksionet ndaj Iranit. Jemi të kënaqur me këtë vendim. Irani, në vend që resurset ekonomike t’i drejtojë drejt popullit, i drejton drejt përhapjes së jostabilitetit global dhe dhunës”, shtoi ai.

Volkswagen nuk ka publikuar njoftim.

Pakoja e parë e sanksioneve të vendosura nga SHBA-të mbi Teheranin ka të bëjë kryesisht me industrinë e automobilave, e cila punëson numrin më të madh të iranianëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın