Bota

Zyrtarët ushtarakë nga Izraeli SHBA-ja takohen në një takim "strategjiko-operativ"

Në takim u theksua se u diskutuan përgatitjet e përbashkëta ushtarake për skenarët e përshkallëzimit të tensionit në rajon

Mücahit Aydemir  | 24.06.2022 - Përdıtësım : 28.06.2022
Zyrtarët ushtarakë nga Izraeli SHBA-ja takohen në një takim "strategjiko-operativ"

Kuds

Njoftohet se komandantët e lartë të ushtrisë izraelite dhe amerikane kanë mbajtur një takim “strategjiko-operativ”, ku kanë diskutuar çështjet e përbashkëta të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, thuhet se në takimin e zhvilluar me Komandën Qendrore të SHBA-së, janë diskutuar problemet e sigurisë me të cilat përballen dy ushtritë.

Thuhet se në takimin treditor "strategjiko-operativ" morën pjesë Zv/komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, Admirali James Malloy, gjenerali Gregory Guillot nga Komanda e Forcave Ajrore të Komandës Qendrore të SHBA-së, si dhe komandanti i Flotës së Pestë të SHBA-së, Admirali Brad Cooper.

Në deklaratë thuhet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, gjenerali Aviv Kohavi, është takuar me delegacionin e lartë ushtarak amerikan për të vlerësuar situatën dhe analizuar problemet rajonale.

Në takim u theksua se u diskutuan përgatitjet e përbashkëta ushtarake për skenarët e përshkallëzimit të tensionit në rajon.

Gjithashtu njoftohet se delegacionet ushtarake kanë vizituar edhe kufirin libanez dhe kanë shqyrtuar çështjet strategjike dhe të inteligjencës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın