Bota

Zyrtari ushtarak amerikan: Rusia teston SHBA-të në Siri

Grynkewich tha se SHBA-të dhe Rusia kanë "angazhime të ndryshme" në terren dhe paralajmëroi forcat ruse të mos ndërmarrin veprime provokuese

Servet Günerigök   | 23.01.2020
Zyrtari ushtarak amerikan: Rusia teston SHBA-të në Siri

Washington

Sipas kryekomandantit amerikan të forcave ajrore, Rusia po teston SHBA-të në Siri, disa ditë pasi trupat amerikane parandaluan arritjen e forcave ruse në një fushë të naftës në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve në Pentagon, gjeneral majori i forcave ajrore dhe zv/komandant për operacione dhe inteligjencë për trupat amerikanë në Siri, Alex Grynkewich, tha se SHBA-të dhe Rusia kanë "angazhime të ndryshme" në terren dhe paralajmëroi forcat ruse të mos ndërmarrin veprime provokuese.

Komentet e tij vijnë pas një incidenti gjatë fundjavës së kaluar, kur ushtarët amerikanë ndaluan një patrullë ushtarake ruse gjatë rrugës së tyre për në një fushë të naftës afër qytetit Rumaila të provincës Hasakah.

I pyetur nëse forcat ruse po testojnë palën e SHBA-ve, Grynkewich tha se, "Mendoj se rusët gjithmonë po na testojnë".

Bllokimi i forcave ruse në Siri për të arritur në fushën e naftës përfundoi pa të shtëna apo ndonjë dhunë midis dy palëve.

"Mesazhi ynë çdo herë është të përpiqemi të de-eskalojmë situatën, jo të ndërmarrin ndonjë veprim provokativ dhe u kërkojmë atyre të respektojnë protokollet", u shpreh Grynkewich.

Vitin e kaluar, SHBA dërgoi forca shtesë në Sirinë lindore për të parandaluar që fushat e naftës të ktheheshin në duart e DEASH-it, Rusisë apo regjimit sirian të Bashar al-Assadit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın