Bota

Zyrtari iranian: Politikës amerikane të presionit maksimal i ka ardhur fundi

"Politikës së presionit maksimal i ka ardhur fundi. Në tryezën e administratës aktuale të falimentuar të SHBA-ve nuk ka mbetur asnjë opsion. Erdhën në fund të rrugës, tha zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, Ali Rebii

Muhammet Kurşun   | 24.11.2020
Zyrtari iranian: Politikës amerikane të presionit maksimal i ka ardhur fundi

Teheran

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, Ali Rebii, theksoi se politikës amerikane të presionit maksimal i ka ardhur fundi​​​​​​​, raporton Anadolu Agency (AA).

Rebii, në një konferencë për media në kryeqytetin Teheran, vlerësoi sanksionet amerikane dhe administratën e demokratit Joe Biden, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Sipas tij, politika e presionit maksimal dhe administrata e Donald Trump që e mbështet këtë kanë qenë të pasuksesshëm.

Rebii theksoi se rrënimin e murit të sanksioneve që zbatonte Trump e ka dëgjuar e gjithë bota. "Politikës së presionit maksimal i ka ardhur fundi. Në tryezën e administratës aktuale të falimentuar të SHBA-ve nuk ka mbetur asnjë opsion. Erdhën në fund të rrugës", u shpreh ai.

Ai gjithashtu tha se qeveria iraniane do të jetë pas interesave të popullit të saj, duke shtuar se në rast të heqjes së sanksioneve amerikane ka vende të huaja që dëshirojnë të bëjnë investime.

Rebii tha se për shkak të sanksioneve të viteve të kaluar kanë mbetur të privuar nga 160 miliardë dollarë që kanë pritur, ndërsa në buxhetin e vitit të ri po përpiqen të ulin varësinë nga nafta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın