Bota

Zv/presidenti i Azerbajxhanit: Armenia shkeli armëpushimin me avionët luftarakë

Zëvendës presidenti i Azerbajxhanit, Hikmet Hacıyev deklaroi se ushtria e Armenisë shkeli armëpushimin duke përdorur avionët luftarakë

Ruslan Rehimov   | 18.10.2020
Zv/presidenti i Azerbajxhanit: Armenia shkeli armëpushimin me avionët luftarakë

Baku

Zëvendës presidenti i Azerbajxhanit, Hikmet Hacıyev deklaroi se ushtria e Armenisë shkeli armëpushimin duke përdorur avionët luftarakë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh nga llogaria e tij në Twitter, Hacıyev tha se "Ushtria e Armenisë shkeli armëpushimin në mënyrë të hapur duke përdorur avionët e saj luftarakë për të bombarduar pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit".

Armëpushimi i përkohshëm humanitar mbi të cilin u dakorduan Azerbajxhani dhe Armenia hyri në fuqi duke filluar nga mesnata mbrëmë prej orës 00.00 sipas kohës lokale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın