Bota

Zjarri në Barcelonë vret një familje katër anëtarëshe, mes tyre dy fëmijë

Zjarri që shpërtheu në një ndërtese në qendër të Barcelonës mori jetën e katër anëtarëve të një familjeje, duke përfshirë dy fëmijë të moshës një dhe tre vjeç

Ekip   | 30.11.2021
Zjarri në Barcelonë vret një familje katër anëtarëshe, mes tyre dy fëmijë ( Adria Puig - Anadolu Agency )

Madrid

Zjarri i cili në orët e para të ditës së sotme përfshiu një pjesë të një ndërtese në qendër të Barcelonës, mori jetën e katër anëtarëve të një familjeje, duke përfshirë dy fëmijë të moshës një dhe tre vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga bashkia e Barcelonës bëjnë të ditur se zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin pasi shpëtuan katër persona të tjerë, të cilët po trajtohen për asfiksim. Autoritetet nuk besojnë se ka presona të tjerë të bllokuar brenda, ndërsa lajmërimin për zjarrin e kanë pranuar në ora 6 të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu nga bashkia njoftojnë se kati ku familja humbi jetën, dikur ishin zyrat e një banke. Tani kati ishte uzurpuar, praktikë kjo e cila zbatohet nga disa familje në nevojë kur nuk janë në gjendje të paguajnë për strehim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın