Bota

Zjarret në Bolovi shkatërrojnë 2 milionë hektarë sipërfaqe

Autoritetet kanë njoftuar se zjarret e pakontrollueshme në Bolivi që nga muaji i kaluar, kanë shndërruar në hi dy milion hektarë pyje dhe livadhe

Zehra Ulucak   | 11.09.2019
Zjarret në Bolovi shkatërrojnë 2 milionë hektarë sipërfaqe

Ankara

 Dy milion hektarë tokë, përfshirë një pjesë në Amazonë, janë shkatërruar si pasojë e zjarreve pyjore në Bolivi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC, autoritetet kanë njoftuar se zjarret e pakontrollueshme në Bolivi që nga muaji i kaluar, kanë shndërruar në hi dy milion hektarë pyje dhe livadhe.

Siç thuhet, gati gjysma e humbjeve kanë qenë zona të "mbrojtura", të njohura për biodiversitetin e tyre të lartë.

Shkencëtarët nga qyteti La Paz parashikuan që rinovimi i ekosistemit në rajon do të zgjasë rreth 300 vjet.

Ministri i Mbrojtjes Javier Zavaleta i cilësoi personat që e kanë shkaktuar zjarrin si "sabotatorë që luajnë një lojë vdekjeje".

"Ka njerëz që i rindezin zjarret që ne i kemi shuar. Në këtë mënyrë ne nuk mund t'i kontrollojmë zjarret", tha Zavaleta.

Nga ana tjetër, temperaturat e larta dhe erërat e forta gjatë fundjavës thuhet të kenë nxitur zjarre.

Disa nga zjarret në Bolivi kanë përfshirë edhe pyjet e Amazonit brenda kufijve të vendit, por thuhet se zjarri më së shumti ka dëmtuar pyjet në rajonin Chiquitania afër kufirit me Brazilin dhe Paraguain.

Presidenti bolivian Evo Morales më herët ka njoftuar se vendi ka huazuar avionin më të madh për fikjen e zjarreve, Boeing 747 Supertanker, me kapacitet për 70.400 litra ujë, për të luftuar zjarret, dhe se në zonë janë mobilizuar mbi 1.700 ushtarë, policë dhe zjarrfikës.

Siç është njoftuar, 70 për qind e njësisë administrative Santa Cruz, ku jetojnë një e katërta e popullsisë së Bolivisë, gjendet nën rrezik për shkak të zjarreve pyjore.

Morales ditë më parë tha se do t'i priste me kënaqësi ndihmat që do të ofrohen nga vendet e tjera për të luftuar zjarret.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın