Bota

Zjarr pyjor në Zelandën e Re, evakuohen mijëra njerëz

Mijëra njerëz janë evakuuar si pasojë e zjarrit pyjor në Ishullin Jugor të Zelandës së Re

Gamze Türkoğlu Oğuz   | 10.02.2019
Zjarr pyjor në Zelandën e Re, evakuohen mijëra njerëz

Ankara

ANKARA (AA) - Mijëra njerëz janë evakuuar si pasojë e zjarrit pyjor në Ishullin Jugor të Zelandës së Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, për shkak të zjarrit që shpërtheu para 6 ditësh në afërsi të Nelson dhe kërcënon edhe qytezën Wakefield, rreth 3.000 qytetarë nga rajoni Tasman kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Në rajon është shpallur gjendje e jashtëzakonshme ndërsa sot pritet që era të rrisë ndikimin e saj.

Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern, shprehu shpresën se kushtet e motit do të jenë të përshtatshme që zjarri të vihet nën kontroll.

Në punimet për shuarjen e zjarrit marrin pjesë 23 helikopterë dhe 2 avionë.

Thuhet se zjarri pyjor është një nga zjarret më të mëdha që nga vitit 1995.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın