Bota

Zjarr në një ndërtesë në Mumbai të Indisë, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në katin e 18-të të ndërtesës në lagjen Tardeo dhe në një kohë të shkurtër përfshiu të gjithë ndërtesën

Ayşe Doğru   | 22.01.2022
Zjarr në një ndërtesë në Mumbai të Indisë, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Ankara

Të paktën 7 persona e kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në apartamentin e një ndërtese 20-katëshe në Mumbai, qytetin më të populluar të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, mësohet se zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në katin e 18-të të ndërtesës në lagjen Tardeo dhe në një kohë të shkurtër përfshiu të gjithë ndërtesën.

Kryetarja e bashkisë, Kishori Pednekar tha se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një qarku të shkurtër të një kondicioneri.

Si pasojë e zjarrit humbën jetën 7 persona ndërsa 20 të tjerë u plagosën.

Bëhet e ditur se mbi 90 banorë të ndërtesës kanë arritur të largohen me përpjekjet e tyre dhe ndihmën e fqinjëve të tyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın