Zjarr në një burg në Kolumbi, të paktën 49 të vdekur
Drejtori i sistemit kombëtar të burgjeve, Tito Castellanos tha se deri më tani nuk dihet nëse të gjitha viktimat janë të burgosur

Bogota
Gjatë zjarrit në një burg në jugperëndim të Kolumbisë kanë humbur jetën 49 persona ndërsa janë lënduar dhjetëra të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i sistemit kombëtar të burgjeve, Tito Castellanos i tha "Radio Caracol" se deri më tani nuk dihet nëse të gjitha viktimat janë të burgosur.
Ai tha se të burgosurit në burgun Tulua shkaktuan zjarrin herët të hënën gjatë një tentative për trazira.