Bota

Zjarr në një klub nate në Tajlandë, të paktën 13 të vdekur

Zjarri papritmas shpërtheu në klubin e natës "Mountain B" në provincën jugore Chonburi rreth orës një pas mesnate sipas kohës lokale

Ekip   | 05.08.2022
Zjarr në një klub nate në Tajlandë, të paktën 13 të vdekur

Ankara

Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën ndërsa 40 të tjerë janë lënduar kur të premten shpërtheu zjarr në një klub nate në Tajlandë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri papritmas shpërtheu në klubin e natës "Mountain B" në provincën jugore Chonburi rreth orës një pas mesnate sipas kohës lokale ndërsa klubi ishte i mbushur me mysafirë, raporton gazeta “Bangkok Post”.

Në video-pamjet shihet se si njerëzit vrapojnë, teksa objekti është në flakë.

Policia lokale beson se të gjitha viktimat kanë qenë shtetas të Taljandës.

Policia tani për tani nuk ka njoftuar më shumë detaje për mediat lokale, megjithatë dëshmitarët pohojnë se kanë dëgjuar shpërthime që kanë shkaktuar zjarr.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın