Bota, Shëndetësi

Zimbabve, nënat e infektuara me HIV përmes ushqyerjes me gji krijojnë imunitet tek foshnjat e tyre

Duke folur për AA, 41-vjeçarja Lynet Mahachi, një nënë e infektuar me HIV gjatë 19 viteve të fundit, tha se djali i saj Jack, i cili tani është 11-vjeç, luftoi me sukses sëmundjen duke zhvilluar imunitet për shkak të ushqyerjes me gji

Ekip  | 31.07.2021 - Përdıtësım : 01.08.2021
Zimbabve, nënat e infektuara me HIV përmes ushqyerjes me gji krijojnë imunitet tek foshnjat e tyre

Harare

Përderisa bota nga sot shënon Javën Botërore të Ushqyerit me Gji, nënat e infektuara me HIV në Zimbave kanë arritur të krijojnë imunitet tek foshnjat e tyre përmes ushqyerjes ekskluzive me gji.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), 41-vjeçarja Lynet Mahachi, një nënë e infektuar me HIV gjatë 19 viteve të fundit, tha se djali i saj Jack, i cili tani është 11-vjeç, luftoi me sukses sëmundjen duke zhvilluar imunitet për shkak të ushqyerjes me gji.

"Nuk mund të besoj se jam nënë e një djali të shëndetshëm. Burri im vdiq për shkak të virusit HIV/SIDa brenda një viti pasi lindi Jack. Unë vazhdoj të jem e fortë, pavarësisht se jetoj me sëmundjen", tha ajo.

Mahachi tha se në kohën e lindjes ajo ishte në trajtim anti-retroviral. Ajo shtoi se djali i saj që kur ka lindur nuk është shtruar kurrë në spital.

Më shumë se ilaçet, ushqyerja me gji ndër vite është bërë një ilaç për nënat e infektuara me HIV për të parandaluar transmetimin e sëmundjes tek fëmijët e tyre.

Udhëheqësit fetarë në Zimbabve tani kanë nisur fushata të ndërgjegjësimit për ushqyerjen me gji për të frenuar transmetimin e virusit HIV tek foshnjat.

Maxwell Kapachawo, pastor i Ministrive të Braktisura të Mirësisë, tha se antidoti më i mirë kundër virusit HIV është që prindërit t'i nënshtrojnë foshnjat e sapolindura ndaj ushqyerjes ekskluzive me gji.

Chamunorwa Mashoko, një aktivist e virusit HIV/SIDA, tha se për të luftuar transmetimin e virusit HIV tek foshnjat, Zimbabve ka miratuar udhëzimet globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar transmetimin e sëmundjes tek foshnjat përmes nënave të tyre.

Ai tha se politikat efektive ndjeshëm kanë çuar në reduktimin e transmetimit nga nëna tek fëmijët.

"Siç e dini, trajtimi është parandalim, mundësitë e një nëne shtatzënë për të transmetuar (virusin) janë reduktuar", tha Mashoko.

Një aktiviste tjetër shëndetësore, Tariro Kutadza, tha se Zimbabve ka arritur të ndihmojë nënat e infektuara me HIV të lindin foshnje të shëndetshme dhe të jenë në gjendje të ushqejnë me gji foshnjat e tyre pa transmetuar sëmundjen.

Sipas Fondacionit të Fondit për Investimet e Fëmijëve (CIFF), filantropia më e madhe në botë që fokusohet në përmirësimin e jetës së fëmijëve, rreth 37.852 infeksione të reja të foshnjave u shmangën dhe 13.072 jetë të fëmijëve u shpëtuan nga viti 2015 deri në vitin 2017 si pasojë e programeve të ndërgjegjësimit dhe zhvillimit të imunitetit të foshjnave.

Dr. Menelisi Ndlovu, një praktikues mjekësor në qytetin Bulawayo, tha se ushqyerja me gji ndihmon në konsolidimin e sistemit imunitar të foshnjës dhe ndalimin e transmetimit të virusit HIV tek fëmijë.

"Kur nënat pozitive me HIV marrin trajtimin e tyre antiretroviral dhe administrojnë nevirapinë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, kjo së bashku me ushqyerjen me gji ndalon transmetimin e HIV-it tek të porsalindurit", tha Ndlovu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın