Gamze Türkoğlu Oğuz
21 Mars 2019•Përditësim: 21 Mars 2019
Zgjedhjet presidenciale në Afganistan janë anuluar për më 28 shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fillimisht zgjedhjet presidenciale në Afganistan u shpallën për 20 prill të këtij viti por më pas u anuluan për 20 korrik.
Mediat lokale njoftojnë se Komisioni i Lartë Zgjedhor i Afganistanit edhe njëherë anuloi zgjedhjet.
“Për shkak të një varg problemesh, zgjedhjet nuk do të mund të mbahen në datën e planifikuar. Për shkak të implementimit më të mirë të Ligjit zgjedhor dhe procesit transparent zgjedhor, zgjedhjet presidenciale në Afganistan do të mbahen më 28 shtator”, tha Komisioni.
Në njoftim thuhet se në ditën e njëjtë do të mbahen edhe zgjedhjet lokale si dhe ato parlamentare në provincën Gazni.
Nga kabineti i presidentit afgan Ashraf Ghani u bë e ditur se Qeveria në Kabul respekton vendimin e Komisionit të Lartë Zgjedhor.
Analistët konsiderojnë se me anulimin e zgjedhjeve tentohet të fitohet kohë duke marrë parasysh se i dërguari special i SHBA-ve për Afganistanin, Zalmay Khalilzad udhëheq negociata paqësore me lëvizjen talebane.