Bota

Zgjedhjet në Kashmirin e administruar nga Pakistani caktohen për më 25 korrik

"Mbi 3.2 milionë votues me të drejtë vote do të hedhin votat e tyre për të zgjedhur 45 anëtarë",tha kryekomisari i zgjedhjeve,Abdul Rashid Sulehria, duke shtuar se 12 vende janë për refugjatët e Kashmirit që jetojnë në pjesë të ndryshme të Pakistanit

Islam Uddin  | 10.06.2021 - Përdıtësım : 11.06.2021
Zgjedhjet në Kashmirin e administruar nga Pakistani caktohen për më 25 korrik

İslamabad

Autoritetet zgjedhore në Kashmirin e administruar nga Pakistani njoftuan se zgjedhjet e asamblesë shtetërore do të mbahen më 25 korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryekomisari i zgjedhjeve, Abdul Rashid Sulehria, u tha gazetarëve në kryeqytetin Muzaffarabad se kandidatët për Asamblenë Legjislative të Azad Xhamu dhe Kashmirit mund të paraqesin dokumentet e tyre të nominimit deri më 21 qershor.

"Mbi 3.2 milionë votues me të drejtë vote do të hedhin votat e tyre për të zgjedhur 45 anëtarë", tha Sulehria, duke shtuar se 12 ulëse janë për refugjatët e Kashmirit që jetojnë në pjesë të ndryshme të Pakistanit.

Numri i ulëseve në asamble në vitin 2016 është rritur nga 41 në 45.

Zgjedhjet e vitit 2016 u fituan nga partia e atëhershme në pushtet në Pakistan, partia "Lidhja Muslimane e Pakistanit - Nawaz" (PML-N). Ajo fitoi 31 ulëse dhe formoi qeverinë. Partia aktuale në pushtet në Islamabad, ajo "Pakistan Tehreek-e-Insaf" (PTI), fitoi vetëm dy ulëse.

Tradicionalisht, PTI fitoi zgjedhjet në rajonin verior Gilgit-Balistan, i cili më parë është qeverisur nga PML-N dhe Partia Popullore e Pakistanit, respektivisht gjatë mandatave të tyre federale në vitet 2009 dhe 2015.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın