Bota

Zgjedhjet në Izrael, blloku i Netanyahut nuk arrin shumicën për formimin e qeverisë

Sipas anketës dalëse të transmetuesit publik izraelit KAN, blloku i djathtë nën kryesimin e partisë Likud ka arritur të sigurojë vetëm 56 deputetë

Esat Fırat, Mustafa Deveci  | 17.09.2019 - Përdıtësım : 18.09.2019
Zgjedhjet në Izrael, blloku i Netanyahut nuk arrin shumicën për formimin e qeverisë

Kuds

Sipas rezultateve të anketës dalëse (Exit Poll), blloku i djathtë i kryesuar nga partia e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk arriti numrin prej 61 deputetëve të nevojshëm për të formuar qeverinë e koalicionit në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura sot në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas anketës dalëse të transmetuesit publik izraelit KAN, blloku i djathtë nën kryesimin e partisë Likud ka arritur të sigurojë vetëm 56 deputetë.

Ndërkaq, aleanca Blu-Bardhë, e udhëhequr nga ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Benny Gantz, dhe blloku i partive të majta, siguruan 43 deputetë.

Partia e "Izraeli Shtëpia Jonë" e ish-ministrit të Mbrojtjes Avigdor Liberman, i cili refuzoi të bashkohej me koalicionin e udhëhequr nga Netanyahu për shkak të ligjit ushtarak pas zgjedhjeve në prill të këtij viti, ka siguruar ​​dhjetë deputetë pavarësisht se është parti e krahut të djathtë.

Me këtë rezultat, Liberman ka fituar edhe një herë një rol kryesor në skenarët e mundshëm të koalicionit.

- Blloku i palestinezëve nxori 12 deputetë

Nga ana tjetër, Blloku i Përbashkët i Listës Arabe, që përfaqëson palestinezët e Izraelit, ka arritur të nxjerrë deputetë.

Edhe rezultatet e anketave dalëse të publikuara nga dy kanale të tjera izraelite janë të ngjashme me ato të KAN.

Në zgjedhjet e parakohshme më 9 prill në Izrael, partia Likud e kryeministrit Netanyahu përfundoi garën me një diferencë të vogël votash duke siguruar 35 deputetë, por nuk arriti numrin e 61 vendeve të nevojshme për të ardhur në pushtet e vetme.

Presidenti Reuven Rivlin pas takimit me partitë që arritën të hynin në parlament pas zgjedhjeve, i dha Netanyahut mandatin për të formuar një qeveri koalicioni.

Netanyahu, pasi u takua me partitë, sërish nuk arriti numrin e duhur për të formuar një qeveri koalicioni, me çka në një votim të zhvilluar më 29 maj u shpërnda parlamenti dhe më pas u mor vendim për zgjedhje të reja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.