Bota

Zelensky kundër propozimit që Rusia të kthehet në G8

"Krimeja, territor i Ukrainës ende ndodhet nën pushtim. Edhe rajoni Donbas i Ukrainës po vuan nga lufta e cila ende vazhdon. Nuk ka ndryshuar asgjë që nga marsi 2014 kur Rusia u nxorr nga G8-ta", tha presidenti ukrainas, Zelensky

Emre Gürkan Abay   | 22.08.2019
Zelensky kundër propozimit që Rusia të kthehet në G8

Moskë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk ka ndryshuar asgjë që nga nxjerrja e Rusisë nga G8-ta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zelensky, në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter ka komentuar deklaratën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili ka ka thënë se "dëshiron ta bashkojë sërish Rusinë brenda G7 dhe ta bëjë përsëri këtë grup G8".

"Krimeja, territor i Ukrainës ende ndodhet nën pushtim", tha Zelensky duke shtuar se "Edhe rajoni Donbas i Ukrainës po vuan nga lufta e cila ende vazhdon. Nuk ka ndryshuar asgjë që nga marsi 2014 kur Rusia u nxorr nga G8-ta".

Pasi ka tërhequr vëmendjen se ka hapa që Rusia duhet të hedhë në arenën ndërkombëtare, Zelensky thekson se "Kthimi i Krimesë së okupuar dhe ndalimi i konflikteve në Donbas, lirimi i më shumë se 100 të burgosurve politikë dhe marinarëve ukrainas është një shenjë se Rusia mund të kthehet në pozicionin e saj të rëndësishëm në diplomacinë globale".

Ai ka falënderuar vendet që kanë mbështetur vazhdimisht integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës.

Në një takim me presidentin rus Vladimir Putin të hënën, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Rusia mund të kthehet në G8 nëse zgjidhen disa probleme.

Gjithashtu edhe Trump tha se do të ishte e përshtatshme që Rusia të kthehej në grupin G7. "Unë mendoj se do të ishte më e përshtatshme që Rusia të ishte brenda këtij grupi (G7)", ka thënë presidenti amerikan.

G7 e cila përbëhet nga SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, Franca, Kanadaja dhe Italia, njihet gjithashtu si grupi i 7 vendeve me ekonominë më të madhe në botë. Nga viti 1998 deri në 2014, grupi me 8 vende anëtare i cili njihej si G8 filloi të përmendet si G7 si rezultat i nxjerrjes së Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın