Bota

Zarif: Irani është i hapur për bisedime me fqinjët

"Irani është i hapur për bisedime me fqinjët e tij. Ne mirëpresim çdo hap që do të risjellë shpresën për njerëzit e rajonit, që do të sigurojë zhvillim dhe që do t'i shërbejë stabilitetit", ka thënë Zarif

Muhammet Kurşun   | 23.01.2020
Zarif: Irani është i hapur për bisedime me fqinjët

Teheran

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif bëri të ditur se vendi i tij është i hapur për bisedime me fqinjët dhe janë të gatshëm të marrin pjesë në çdo iniciativë për interesat e rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në gjuhën arabe nga llogaria e tij zyrtare në Twitter, Zarif ka bërë vlerësime lidhur me bisedimet me Arabinë Saudite.

"Irani është i hapur për bisedime me fqinjët e tij. Ne mirëpresim çdo hap që do të risjellë shpresën për njerëzit e rajonit, që do të sigurojë zhvillim dhe që do t'i shërbejë stabilitetit", ka thënë Zarif duke shtuar se janë të gatshëm të marrin pjesë në çdo iniciativë që do të ndërtojë interesat e rajonit.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan dje ka deklaruar se janë të gatshëm të bisedojnë me Iranin por se kjo varet nga qeveria e Teheranit.

"Irani duhet ta kuptojë se nuk mund të përparojë më shumë në objektivat e tij rajonale duke përdorur dhunën dhe se kjo mund të jetë një parakusht për dialog dypalësh", tha Farhan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın