Bota

Zaev-Timmermans: BE duhet të sjellë vendim për çeljen e bisedimeve me Shkupin

"Një vendim pozitiv i liderëve evropianë për çelje të negociatave me Maqedoninë e Veriut është një përgjigje logjike për pranimin e rekomandimeve të deritashme të vendit dhe një shtytëse e fortë për vazhdimësinë e reformave", tha Zaev

Admir Fazlagikj  | 17.10.2019 - Përdıtësım : 18.10.2019
Zaev-Timmermans: BE duhet të sjellë vendim për çeljen e bisedimeve me Shkupin ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )

Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në Bruksel është takuar me zv/presidentin e Komisionit Evropian, Frans Timmermans, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Bashkimi Evropian tani duhet të marrë hapin vendimtar dhe të sjellë vendimin për çeljen e bisedimeve për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të jetë një mesazh i fortë për vendet e tjera të rajonit, se marrja e vendimeve të vështira dhe të përgjegjshme, si dhe procesi i reformave të thella janë investim për një të ardhme më të mirë, është qëndrimi i përbashkët i takimit të sotëm të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Zëvendës presidentit të Komisionit Evropian, France Timmermans”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim ku të pranishëm ishin zv/kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, Zaev në emër të tij dhe në emër të qytetarëve të vendit shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e institucioneve të BE-së, si dhe për vendet anëtare, për proceset e integrimit në BE dhe reformat e brendshme.

"Një vendim pozitiv i liderëve evropianë për çelje të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut është një përgjigje logjike për pranimin e rekomandimeve të deritashme të vendit dhe një shtytëse e fortë për vazhdimësinë e reformave që synojnë arritjen e standardeve evropiane", tha gjatë takimit kryeministri Zaev.

Ai theksoi se çdo vonesë e çeljes së bisedimeve do të krijojë hapësirë ​​për ndikimin e palëve të treta, për të cilët vlerat demokratike nuk janë përparësi.

Timmermans, nga ana e tij, tha se politikat dhe arritjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut respektohen dhe mbështeten fuqimisht nga institucionet evropiane dhe nga shumica dërmuese e vendeve anëtare të BE-së që janë për procesin e fillimit të bisedimeve të pranimit.

Sot dhe nesër mbahet samiti dy-ditor i liderëve të BE-së në Bruksel, ku ndër temat që do të diskutohen do të jetë çelja e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın