Bota

YPG/PKK vazhdon të arrestojë opozitarët kurdë

Organizata terroriste YPG/PKK ka bastisur një fshat në kufirin me Irakun dhe ka arrestuar pesë anëtarë të Këshillit Kombëtar Kurd të Sirisë

Selen Temizer   | 15.04.2019
YPG/PKK vazhdon të arrestojë opozitarët kurdë

Ankara

Organizata terroriste YPG/PKK ka bastisur një fshat në kufirin me Irakun dhe ka arrestuar pesë anëtarë të Këshillit Kombëtar Kurd të Sirisë (ENKS), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim ENKS tha se, terroristët më 4 prill kanë bastisur fshatin Bani Shefti në rajonin Derik në kufirin me Irakun.

Siç thuhet, terroristët kanë kërcënuar dhe kontrolluar të rinjtë dhe kanë privuar nga liria pesë anëtarë të "Partisë Demokratike të Kurdistanit" (PDK-S) që funskionon në kuadër të ENKS-së.

Terroristët i kanë dërguar me forcë politikanët kurdë opozitarë para popullatës së fshatit.

"ENKS dënon aktet terroriste ndaj popullatës kurde dhe kuadrove të Këshillit Kombëtar Kurd të Sirisë. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, organizatave të të drejtave të njeriut dhe partive kurde të ushtrojnë presion mbi PYD-në", thuhet në deklaratë.

YPG/PKK, e cila mban të pushtuar një të tretën e territorit të Sirisë, ndërsa nuk lejon politikat që janë në kundërshtim me organizatën terroriste, e cila edhe më herët ka arrestuar anëtarët e ENKS-së, si dhe ka djegur apo ka mbyllur zyrat e partive politike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın