Erdoğan Çağatay Zontur
24 Prill 2019•Përditësim: 24 Prill 2019
Në zonat e pushtuara brenda territoreve të Sirisë, YPG/PKK ka formuar një organizatë të re terroriste të përbërë nga terroristë të huaj, përfshirë ato me prejardhje armene, transmeton Anadolu Agency (AA).
Grupi terrorist u emërua pas terroristit armen Nubar Ozanyan dhe u formua kur Franca deklaroi 24 prillin si një ditë përkujtimore të ngjarjeve të vitit 1915.
YPG/PKK deklaroi se qëllimi i organizatës është “mbrojtja e rajonit Rojava kundër Turqisë” dhe se si paraardhës përvetëson Ushtrinë Sekrete Armene për Çlirimin e Armenisë (ASALA).
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e gati 40 mijë personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa YPG/PKK është dega e saj siriane
ASALA, e themeluar në vitin 1975 në Bejrut të Libanit gjatë Luftës Civile Libaneze, është përgjegjëse për qindra veprime të përgjakshme terroriste.
Gjatë viteve 1975-1984, në sulme të ndryshme ASALA ka martirizuar mbi 30 diplomatë dhe zyrtarë. Aktet terroriste armene u intensifikuan nga viti 1980 deri në vitin 1983 kur ndodhën rreth 600 sulme. Sulmet terroriste përfunduan në vitin 1986.
Ozanyan u vra në vitin 2017 duke luftuar për YPG/PKK-në si i ashtuquajturi komandant i Lindjes së Mesme i TKP/ML TIKKO, një nëngrup i cili kreu vrasje, shpërthime dhe përleshje me forcat e sigurisë në Turqi.
Qëndrimi i Turqisë mbi ngjarjet e vitit 1915 është se vdekja e armenëve në Anadollin lindor ndodhi kur disa dolën në anën e pushtuesve rusë dhe u rebeluan kundër forcave otomane. Një zhvendosje e mëvonshme e armenëve rezultoi në viktima të shumta.
Turqia kundërshton paraqitjen e këtyre incidenteve si “gjenocid”, duke i përshkruar ato si një tragjedi në të cilën të dyja palët pësuan viktima.