Bota

Yıldırım: Të gjithë anëtarët e FETO-s do të ndiqen penalisht

"Edhe udhëheqësi i organizatës terroriste i cili ndodhet në Pensilvani, i cili ka planifikuar grushtin e shtetit, do të sillet para drejtësisë dhe do të përgjigjet", tha Yıldırım në fjalimin e tij para diasporës turke në Gjermani

Hande İlbeyi Canca   | 18.02.2017
Yıldırım: Të gjithë anëtarët e FETO-s do të ndiqen penalisht

Oberhausen

OBERHAUSEN (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım sot në Obehausen të Gjermanisë ka deklaruar se të gjithë anëtarët e organizatës terroriste FETO, qoftë ata që fshihen në Turqi apo kudo në botë, do të gjenden dhe do të dorëzohen para drejtësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Edhe udhëheqësi i organizatës terroriste i cili ndodhet në Pensilvani, i cili ka planifikuar grushtin e shtetit, do të sillet para drejtësisë dhe do të përgjigjet", tha Yıldırım në fjalimin e tij para diasporës turke në Gjermani.

Ai ritheksoi se "disa mund të shqetësohen nga fakti se Turqia krejtësisht do të pastrohet nga terrorizmi".

"E them hapur se Turqia do të vazhdojë të mos i lë rehat të gjithë ata që u ofrojnë strehim terroristëve. Kanë kaluar kohërat kur Turqisë mund t'i mbahen ligjërata. Turqia nuk është një shtet i cili mund të frikësohet duke ia bërë me gisht. Të gjithë ata që mbështesin terroristë duhet ta dinë se po këta terroristët një ditë do t'u dalin mbi kokë", ka thënë Yıldırım. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın