Bota, Shëndetësi

Xhamia Al-Aksa mbyllet për 3 javë për shkak të COVID-19

"Adhuruesit dhe vizitorët nuk do të pranohen në xhami që nga e premtja për një periudhë tre javore për shkak të shpërthimit të virusit", tha Abdel Qader, anëtar i Vakëfit Islam të Kudsit

Ekip   | 16.09.2020
Xhamia Al-Aksa mbyllet për 3 javë për shkak të COVID-19

Palestina

Xhamia Al-Aksa në Kuds do të mbyllet për tre javë për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), njoftoi sot Vakëfi Islam i Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).

"Adhuruesit dhe vizitorët nuk do të pranohen në xhami që nga e premtja për një periudhë tre javore për shkak të shpërthimit të virusit", tha për AA, Hatem Abdel Qader, një anëtar i Vakëfit Islam të Kudsit.

Ai megjithatë tha se xhamia do të mbetet e hapur për thirrjen e ezanit, rojet e xhamisë dhe stafin.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, numri i rasteve me COVID-19 në Kuds ka arritur në 8.000 që nga qershori.

Xhamia Al-Aksa u mbyll për dy muaj në fund të marsit për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën Mali i Tempullit, duke pretenduar se është vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın