Bota

Washington Post: Rusia ndërhyn ndaj zgjedhjeve në SHBA, mbështet Sanders

"Nuk më intereson se kë dëshiron Putin që të bëhet president i SHBA-së. Mesazhi im për Putinin është i qartë: Qëndro larg zgjedhjeve amerikane", ka deklaruar Sanders

Dildar Baykan   | 22.02.2020
Washington Post: Rusia ndërhyn ndaj zgjedhjeve në SHBA, mbështet Sanders

Washington

Pretendohet se Rusia ka ndërhyrë ndaj zgjedhjeve për të ndihmuar kandidatin Bernie Sanders i cili kandidon për Partinë Demokratike në garën për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli që "Washington Post" e bazon në burime të afërta me çështjen, thuhet se shërbimet inteligjente të SHBA-së kanë përcaktuar dhe kanë informuar Sanders se Rusia ka ndërhyrë në mënyrën që ai të fitojë zgjedhjet.

Gjithashtu theksohet se shërbimet inteligjente lidhur me këtë çështje kanë informuar edhe presidentin Donald Trump dhe anëtarët e Kongresit.

- Deklaratë e ashpër nga Sanders

Sanders në një deklaratë pas këtij lajmi duke pranuar se për këtë çështje është njoftuar një muaj më parë ai e ka cilësuar si "bandit" presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Duke vënë theksin se kundërshton ndërhyrjen e Rusisë ndaj zgjedhjeve në SHBA, Sanders tha se "Për dallim nga presidenti Trump, unë kundërshtoj fuqishëm fuqitë e huaja që përpiqen të ndërhyjnë ndaj zgjedhjeve tona".

"Nuk më intereson se kë dëshiron Putin që të bëhet president i SHBA-së. Mesazhi im për Putinin është i qartë: Qëndro larg zgjedhjeve amerikane", ka deklaruar Sanders duke mbrojtur idenë e tij se Rusia po përpiqet të dobësojë demokracinë amerikane.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın