Bota

Vuçiç: Qytetarët serbë votuan për ndryshime kushtetuese në drejtësi

Presidenti serb Vuçiç tha se 60,48 për qind e qytetarëve që dolën në referendum konfirmuan ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë

Ekip  | 17.01.2022 - Përdıtësım : 17.01.2022
Vuçiç: Qytetarët serbë votuan për ndryshime kushtetuese në drejtësi

Sarajevë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbrëmë në selinë e Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) deklaroi se rezultatet preliminare të votimit treguan se qytetarët serbë kanë votuar në referendum për ndryshime kushtetuese në drejtësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç në konferencën për media tha se nga 97,02 për qind e votave të përpunuara, 60,48 për qind e qytetarëve të dalë në referendum kanë konfirmuar ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë ndërsa 39,52 për qind kanë votuar “kundër”.

Ai ka theksuar se diferenca mes atyre që kanë votuar "pro" dhe atyre që kanë votuar "kundër" ndryshimeve në Kushtetutë është rreth 400 mijë vota.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 20:00 dhe sipas informacioneve të fundit zyrtare nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, deri në orën 18:00 pjesëmarrja ishte 25.25 për qind.

Pak më shumë se 6.5 milionë qytetarë kanë pasur të drejtë të votojnë në më shumë se 8.000 vendvotime, të cilët në pyetjen “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë” janë përgjigjur duke rrethuar përgjigjen “po” ose "jo".

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka vendosur të shtunën mbrëma që serbët nga Kosova të votojnë në Krushumli, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, pasi që autoritetet e Kosovës nuk ka lejuar mbajtjen e votimit, përveç në ambientet e Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë apo me postë.

Për sa i përket pjesëmarrjes, nuk ka asnjë census si kusht që referendumi të ketë sukses dhe afati i fundit për shpalljen e rezultateve zyrtare është e premtja, 21 janar, ora 20:00.

Nëse qytetarët e konfirmojnë aktin në referendum, atëherë ai akt konsiderohet i miratuar në ditën e referendumit.

Pas kësaj, Kuvendi i Serbisë do të marrë vendim për shpalljen e aktit për ndryshimin e Kushtetutës pas dorëzimit të raportit përfundimtar për referendumin e zhvilluar.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın