Yaser Albanna,Hacer Başer
06 Shkurt 2018•Përditësim: 06 Shkurt 2018
KUDS (AA) – Ushtarët izraelitë kanë vrarë një palestinez në zonën e Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Andolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adree, deklaroi se forcat izraelite kanë vrarë palestinezin Ahmed Jerrar pranë qytetit Jenin, në veri të Bregut Persndimor.
Në deklaratë pretendohet se palestinezi i vrarë dyshohet të jetë përgjegjëse për një vrasje muajin e kaluar pranë Nablusit.
Forcat izraelite disa javë nën pretekstin e kërkimit dhe arrestimit të Jarrar, kryejnë bastisje dhe arrestojnë palestinezët në Jenin. Gjatë këtyre kërkimeve, u rrënuan katër shtëpi palestineze dhe u vra një nga të afërmit e Jerras.