Bota

"Volvo" do të ndërtojë fabrikën e automjeteve elektrike në Sllovaki

Fabrika e tretë evropiane e "Volvo"-s do të vendoset në Koshice, qyteti i dytë më i madh i Sllovakisë

Ekip  | 01.07.2022 - Përdıtësım : 05.07.2022
"Volvo" do të ndërtojë fabrikën e automjeteve elektrike në Sllovaki

Bratisllavë

Prodhuesi suedez i automjeteve luksoze "Volvo Cars" planifikon të ndërtojë fabrikë të re evropiane në Sllovaki, njoftoi sot ministri sllovak i Ekonomisë, Richard Sulik, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Fabrika e tretë evropiane e 'Volvo'-s do të vendoset në Koshice, qyteti i dytë më i madh i Sllovakisë", tha ministri i Ekonomisë, Sulik.

"Volvo", nga qeveria sllovake si mbështetje do të marrë rreth 20 për qind nga 1.2 miliardë euro (1.25 miliardë dollarë) të nevojshme për projektin.

Fabrika pritet të prodhojë rreth 250 mijë automjete elektrike në vit dhe të krijojë rreth 3.300 vende pune. Ndërtimi është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm ndërsa prodhimi të fillojë në vitin 2026. "Volvo" ka vendosur si synim të saj që të prodhojë vetëm automjete elektrike deri në vitin 2030.

Gjiganti gjerman "Volkswagen", ai francez "PSA Peugeot Citroen", "Kia Motors Corp" i Koresë së Jugut dhe "Jaguar Land Rover" me bazë në Britani të Madhe tashmë kanë fabrika të mëdha në Sllovaki, një vend i Evropës Qendrore me 5.5 milionë banorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın