Bota, Koronavirusi

Venezuelë, mbërrin dërgesa e parë e vaksinës kineze Sinopharm kundër COVID-19

"Njoftoj me një gëzim të madh se në Venezuelë ka mbërritur dërgesa e parë prej 500 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Kina", tha presidenti venezuelas, Maduro

Sinan Doğan   | 03.03.2021
Venezuelë, mbërrin dërgesa e parë e vaksinës kineze Sinopharm kundër COVID-19

Bogota

Në aeroportin ndërkombëtar "Simon Bolivar" në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas mbërriti dërgesa e parë prej 500 mijë doza të vaksinës Sinopharm të zhvilluar nga Kina kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter presidenti venezuelas, Nicolas Maduro shprehu falënderime ndaj presidentit të Kinës, Xi Jinping. "Njoftoj me një gëzim të madh se në Venezuelë ka mbërritur dërgesa e parë prej 500 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Kina. Është një lajm i shkëlqyeshëm që na gëzon. Së shpejti do të fillojmë vaksinimin masiv për popullin tonë", tha Maduro.

Zv.presidentja Delcy Rodriguez e cila bashkë me ambasadorin e Kinës në Karakas, Li Baorong, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të vaksinave tha se bashkë me vaksinat kanë mbërritur edhe 17 mijë tonë pajisje mjekësore.

Ministria e Shëndetit Publik njoftoi se ka miratuar përdorimin e vaksinës Sputnik V që Rusia ka zhvilluar kundër COVID-19.

Në Venezuelë popullsia e së cilës arrin në 29 milionë banorë, deri më tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 1.353 persona ndërsa janë regjistruar 139.934 raste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın