Bota

Vendet islame do të mblidhen për Palestinën me iniciativë të Turqisë

Vendimi për mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të Komitetit Ekzekutiv të OBI-t për të diskutuar planin e Izraelit për "aneksimin e Bregut Perëndimor" është marrë me iniciativë të Turqisë

Zuhal Demirci   | 23.05.2020
Vendet islame do të mblidhen për Palestinën me iniciativë të Turqisë

Ankara

Vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) me iniciatë të Turqisë u dakorduan të zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme nën strukturën e organizatës për të diskutuar planin e Izraelit për "aneksimin e Bregut Perëndimor", raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se vendimi për mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të Komitetit Ekzekutiv të OBI-t për të diskutuar planin e Izraelit për "aneksimin e Bregut Perëndimor" është marrë me iniciativë të Turqisë dhe me diplomacinë e bisedave telefonike të kryera nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Qeveria e Palestinës, kërkesën e saj zyrtare lidhur me çështjen e mbledhjes do t‘ia përcjellë OBI-t pas festës së Bajramit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.