Bota

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Izrael, varianti Delta shkaktar për 90 për qind të infeksioneve

Lajmet e mediave lokale thonë se 90 për qind e rasteve të reja në Izrael janë shkaktuar nga varianti Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi

Esat Fırat  | 04.08.2021 - Përdıtësım : 10.08.2021
Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Izrael, varianti Delta shkaktar për 90 për qind të infeksioneve

Kuds

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se 3 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) u zbuluan në 24 orët e fundit në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha në një deklaratë se numri i rasteve aktive në vend u rrit në 24.076, prej të cilëve 236 janë në gjendje të rëndë.

Numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 884.933, kurse ai i vdekjeve në 6.497.

Lajmet e mediave lokale thonë se 90 për qind e rasteve të reja në Izrael janë shkaktuar nga varianti Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın