Bota

Vatikan, ish diplomati dënohet me 5 vite burg për pornografi me fëmijë

Monsinjor Carlo Capella ka pranuar se ka shikuar foto me rastin e periudhës, të siç e quajti "gjendjes së brishtë" dhe krizës së brendshme

Ekip  | 23.06.2018 - Përdıtësım : 24.06.2018
Vatikan, ish diplomati dënohet me 5 vite burg për pornografi me fëmijë

Vatikan

VATIKAN (AA) – Gjykata e Vatikanit sot dënoi ish diplomatin e selisë së shenjtë me 5 vite burgim për posedim dhe shpërndarje të pornografisë më fëmijë në gjykimin e parë të këti lloji në Vatikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Monsinjor Carlo Capella ka pranuar se ka shikuar foto me rastin e periudhës, të siç e quajti "gjendjes së brishtë" dhe krizës së brendshme të shkaktuar nga zhvendsoja në punë në ambasadën e Vatikanit në Washington.

Kryetari i tribunalit Giuseppe Dalla Torre lexoi aktgjykimin të shtunën pas gjykimit dyditorë në të cilin Capella kërkonte një dënim të butë, duke thënë se ky episod është vetëm "një pengesë në rrugën" e profesionit të priftërisë të cilin dëshiron të vazhdojë.

Ai ka thënë se Capella ka vazhduar të ketë qasje në materiale të tilla madje edhe pasi Vatikani e tërhoqi në gusht të vitit 2017. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.