Bota

Vajza palestineze humb jetën nga të shtënat e forcave izraelite

Dalia Assamoudi, 23 vjeçe, humbi jetën nga plagët e marra pasi u qëllua nga ushtria izraelite në shtëpinë e saj në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ekip  | 07.08.2020 - Përdıtësım : 09.08.2020
Vajza palestineze humb jetën nga të shtënat e forcave izraelite

Jenin

Një vajzë palestineze iu nënshtrua plagëve që ajo i mori sot më herët pasi u qëllua nga ushtria izraelite në shtëpinë e saj në qytetin Jenin, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha në një deklaratë se Dalia Assamoudi, 23 vjeçe, "ra dëshmore si rezultat i pushkatimit nga ushtria izraelite".

Në një deklaratë të mëparshme, ministria tha se Assamoudi ishte në gjendje kritike pasi i ishte nënshtruar një operacioni.

Dëshmitarët okularë thanë për AA se palestinezja u plagos nga të shtënat joselektive të forcave izraelite teksa gjendej në shtëpinë e saj.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende komente për incidentin.

Ushtria izraelite shpesh bastis qytetet palestineze për të arrestuar palestinezë "të kërkuar" nga shërbimet e sigurisë izraelite dhe përleshet me ta.

E drejta ndërkombëtare e konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si "territore të okupuara" dhe i cilëson të gjitha vendbanimet kolone hebreje atje si të paligjshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın