Bota

Vajza e ish kryeministrit të Kashmirit: Ne jemi të mbyllur sikur egërsira

Vajza e ish kryeministrit Mehbooba Mufti, i shkruan letër ministrit të brendshëm të Indisë në lidhje me përkeqësimin e situatës në Kashmir

Ekip   | 16.08.2019
Vajza e ish kryeministrit të Kashmirit: Ne jemi të mbyllur sikur egërsira

Srinagar

Banorët e Kashmirit janë privuar nga të drejtat themelore njerëzore, tha vajza e ish kryeministrit të Xhamu dhe Kashmir, raporton Anadolu Agency (AA).

"Kashmirasit janë mbyllur sikur kafshë dhe janë privuar nga të drejtat themelore njerëzore", shkroi Iltija Javed, vajza e kryetarit të Partisë Popullore Demokratike, Mehbooba Mufti, në një letër dërguar ministrit të brendshëm të Indisë, Amit Shah.

"Unë gjithashtu jam vendosur në paraburgim në vendbanimin tim. As nuk na tregohet kur i kthejnë vizitorët nga dera e as nuk më lejohet të largohem. E çuditshme, pasi nuk jam e ndërlidhur me asnjë parti politike dhe kanë qenë gjithmonë një qytetare që kam respektuar ligjin", shkroi Javed në letrën që mban datën 15 gusht.

"Megjithatë, personeli i sigurisë ka përmendur intervistat e mija për portale dhe gazeta të ndryshme si shkak për paraburgimin tim. Në fakt, jam kërcënuar me pasoja të rënda nëse flas përsëri", qëndron në letër.

Javed theksoi se rajoni është "kapluar nga frika" pasi të gjitha linjat e komunikimit hanë bllokuar.

"Për demokracinë më të madhe në botë, një qytetar a nuk ka të drejtë të flasë përpara një shtypjeje të paimagjinueshme [...] është tragjike që unë jam duke u trajtuar si një kriminel lufte sepse kam deklaruar të vërtetën e hidhur", tha vajza e ish kryeministrit.

"Po trajtohem si një kriminele dhe jam nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Kam frikë për jetën time bashkë me ata kashmiras që kanë folur", shtoi ajo.

Më 5 gusht janë ndërmarrë masa masive ndaj liderëve politikë, përfshirë edhe ata të partive pro-Indiane, pasi India hoqi statusin special të Xhamu dhe Kashmir.

Dy ish kryeministra të Xhamu dhe Kashmirit aktualisht janë në arrest, ndërsa një anëtar i parlamentit të Indisë dhe Presidenti i Partisë së Konferencës Kombëtare, Farok Abdullah, është nën arrest shtëpiak.

Banorët e Kashmirit frikohen se veprimi ka për qëllim ndryshimin e demografisë dhe të identitetit kulturor të rajonit me shumicë muslimane. Nga ana tjetër, India pretendon se nga statusi special banorët e kashmirit nuk përfitojnë asgjë përveç terrorizmit dhe izolimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın