Bota

"Ushtria saudite ushtroi tortura ndaj civilëve në Jemen"

HRW publikoi një raport me deklaratat e viktimave të torturave të ushtrisë saudite ndaj popullatës lokale, në provincën Al-Mahrah, në afërsi të kufirit me Arabinë Saudite

Enes Canlı   | 25.03.2020
"Ushtria saudite ushtroi tortura ndaj civilëve në Jemen"

Ankara

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW) tha se ushtria e Arabisë Saudite ka kryer shumë shkelje në rajonet lindore të Jemenit, përfshirë "torturë, rrëmbim dhe arrestime arbitrare", transmeton Anadolu Agency (AA).

HRW me seli në New York publikoi një raport me deklaratat e viktimave të torturave të ushtrisë saudite ndaj popullatës lokale, në provincën Al-Mahrah, në afërsi të kufirit me Arabinë Saudite.

Në raport thuhet se jemenasit kanë treguar se janë mbajtur në një burg të fshehur në Al-Mahrah dhe se janë ekspozuar ndaj torturës. Në raport bëhet e ditur se jemenasit 16 herë janë arrestuar në mënyrë arbitrare ndërsa janë 5 raste ku "janë rrëmbyer duke u dërguar në Arabinë Saudite".

Disa të burgosur gjithashtu tregojnë njësitë jemenase të mbështetura nga Rijadi, duke i rrëmbyer ato i kanë dërguar në një burg të jashtëligjshëm dhe "se janë rrahur me elektroshok deri sa të pranojnë krimet e rreme dhe të ndalojnë aktivitetet opozitare".

Një gazetar, emri i të cilët është ndryshuar në Basim, në raport thotë se ushtarët sauditë e kanë goditur me elektroshok dhe nuk i kanë dhënë ushqim duke e mbajtur në një qeli.

Arabia Saudite është duke kryesuar koalicionin ushtarak arab në një fushatë masive ajrore të nisur në vitin 2015 kundër rebelëve Huthi, të cilët në vitin 2014 pushtuan pjesën më të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Që atëherë, dhjetëra mijëra jemenas besohet të jenë vrarë në konflikt, ndërsa 14 milionë të tjerë, sipas OKB-së, rrezikohen nga uria.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın