Bota

Ushtria libiane përparon në pjesën jugore të Tripolit

Ushtria po përparon drejt zonave të aeroportit të vjetër të Tripolit, rajonit Remle dhe kampit ushtarak Naqliyya, që ndodhet 25 kilometra në jug të kryeqytetit

Havva Kara Aydın   | 27.05.2020
Ushtria libiane përparon në pjesën jugore të Tripolit

Ankara

Burimet ushtarake thonë se Ushtria Libiane po përparon në pjesën jugore të Tripolit në zonat e okupuara nga milicitë e Khalifa Haftarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria po përparon drejt zonave të aeroportit të vjetër të Tripolit, rajonit Remle dhe kampit ushtarak Naqliyya, që ndodhet 25 kilometra në jug të kryeqytetit.

Nga operacioni "Vullkani i Tërbuar" i udhëhequr nga ushtria, thonë se janë shkatërruar tre automjete ushtarake që i përkisnin militantëve të Haftarit në rajonin Kazirma.

Kapen 15 pjesëtarë të milicive të Haftarit

Zëdhënësi i ushtrisë Mohamed Gununu tha se 15 pjesëtarë të milicive Haftarit dhe një automjet ushtarak u kapën në rajonin al-Halle në jug të Tripolit.

Qeveria e Pajtimi Kombëtar (GNA) në Libi është sulmuar nga forcat e armatosura të Haftarit që nga prilli i vitit 2019 me qëllim kapjen e kryeqytetit Tripoli dhe më shumë se një mijë njerëz janë vrarë si pasojë e dhunës.

Qeveria më 26 mars nisi operacionin për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.

Pas rrëzimit të udhëheqësit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, qeveria e re e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.

Me humbjet e vazhdueshme që Haftar ka pësuar nga forcat e GNA-së, kryeparlamentari Aguila Saleh në fund të prillit propozoi arritjen e një zgjidhjeje politike të krizës.

Menjëherë pas propozimit, Hafter e shpalli veten sundimtar i vetëm i Libisë, duke hedhur poshtë marrëveshjen e Skhirat të ndërmjetësuar nga OKB të nënshkruar në 2015 midis palëve ndërluftuese. Veprimi u dënua nga aktorët ndërkombëtarë dhe aleatët rajonalë.

Megjithatë, Haftar nuk ishte në gjendje të rrëzonte Dhomën e Përfaqësuesve me qendër në Tobruk dhe kryeparlamentarin Saleh, i cili shihej si i nënshtruar i Haftarit, pasi ai gëzon mbështetje të madhe fisnore në Lindjen e Libisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın