Bota

Ushtria jemenase pohon se është vrarë komandanti i Houthive

"Në distriktin Duraihimi është vrarë Abu Taha al-Murtadha, komandant i njësisë për intervenim të shpejtë"

Çağrı Koşak   | 18.01.2021
Ushtria jemenase pohon se është vrarë komandanti i Houthive

Aden

Ushtria jemenase njoftoi se është vrarë një komandant i rangut të lartë të rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Brigada Amalika, e lidhur me ushtrinë jemenase, theksohet se në Hudaidi, në perëndim të vendit ndodhën përleshje me militantët e Houthive. 

Në njoftim theksohet se në distriktin Duraihimi është vrarë Abu Taha al-Murtadha, komandant i njësisë për intervenim të shpejtë. Ushtria jemenase në njoftimin e lëshuar më 17 janar theksoi se në Duraihimi ndodhi përleshje në të cilën ka shumë të vrarë dhe të plagosur.

Misioni i OKB-së për Mbështetje të Marrëveshjes së Hudaida (UNMHA) shprehu shqetësim dje në një deklaratë në lidhje me konfliktet e intensifikuara në jug të Hudaida dhe mosrespektimin e armëpushimit. Houthit nuk janë prononcuar në lidhje me rastin.

Kombet e Bashkuara (OKB) shpesh u bëjnë thirrje autoriteteve legjitime në Jemen dhe rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani, për të shmangur ngritjen e tensioneve ushtarake në Hudaida dhe për të respektuar armëpushimin.

Rebelët Houthi nga viti 2014 kontrollojnë disa rajone në Jemen, që tashmë një kohë të gjatë është përfshirë nga kriza politike dhe e sigurisë. ​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın