Bota

Ushtria izraelite pretendon se ka rrëzuar një dron në Rripin e Gazës

Droni në fjalë nuk ka hyrë në hapësirën ajrore izraelite dhe është monitoruar nga vëzhguesit ajror gjatë gjithë fluturimit të tij

Enes Canlı  | 19.05.2022 - Përdıtësım : 19.05.2022
Ushtria izraelite pretendon se ka rrëzuar një dron në Rripin e Gazës

Kuds

Ushtria izraelite pretendon se ka rrëzuar një mjet ajror pa pilot (dron) në Rripin e Gazës të bllokuar "pa hyrë në hapësirën ajrore izraelite", transmeton Anadolu Agency (AA).

"Në hapësirën ajrore të Gazës është zbuluar një dron dhe është rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore", bënë të ditur nga zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite.

Droni në fjalë nuk ka hyrë në hapësirën ajrore izraelite dhe është monitoruar nga vëzhguesit ajror gjatë gjithë fluturimit të tij.

Ushtria izraelite njoftoi më parë se ka rrëzuar dy dronë që fluturonin në Rripin e Gazës në nëntor 2021 dhe prill 2022.

Rripi i Gazës ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë, që nga viti 2006 e deri më sot ndodhet nën bllokadën izraelite nga ajri, toka dhe deti.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın