Bota

Ushtria izraelite bastis zonën rurale të provincës Kuneitra të Sirisë për herë të katërt brenda dy ditësh

Forcat izraelite avancuan në fshatin Rasm al-Qita dhe ngritën një pikë kontrolli ushtarake, duke ndaluar lëvizjen e banorëve, tha televizioni shtetëror

Betül Yılmaz  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 12.11.2025
Ushtria izraelite bastis zonën rurale të provincës Kuneitra të Sirisë për herë të katërt brenda dy ditësh

Istanbul

Ushtria izraelite kreu një tjetër inkursion në zonën rurale të provincës Kuneitra në Siri pas tri bastisjeve të së martës, duke vazhduar të shkelë sovranitetin e vendit, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror Al-Ikhbariya raportoi se forcat izraelite avancuan në fshatin Rasm al-Qita dhe ngritën një pikë kontrolli ushtarake, duke ndaluar lëvizjen e banorëve. Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA raportoi për një pikë tjetër kontrolli të ngritur nga ushtria izraelite në rrugën që lidh fshatin Abu Ghara me qytezën Suwaisa.

Nuk pati asnjë koment nga ushtria izraelite apo autoritetet siriane lidhur me raportimet. Të martën, ushtria izraelite kreu tri inkursione në zonën rurale, duke ngritur një pikë kontrolli ushtarake midis fshatrave Umm Batinah dhe Jaba dhe duke kryer kërkime ndaj banorëve që kalonin.

Inkursionet izraelite në Kuneitra janë intensifikuar kohët e fundit, me banorët vendas që ankohen për përparimet e Tel Avivit në tokat e tyre bujqësore si dhe për shkatërrimin e qindra hektarëve pyje, arrestimet e banorëve dhe ngritjen e pikave ushtarake të kontrollit.

Edhe pse administrata aktuale në Damask nuk paraqet asnjë kërcënim për Izraelin, ushtria izraelite ka hyrë në mënyrë të përsëritur në territorin sirian, duke kryer sulme ajrore që kanë vrarë civilë dhe kanë shkatërruar pozicione ushtarake, automjete, armë dhe municione të ushtrisë siriane.

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa ka deklaruar më herët se ushtria izraelite ka kryer mbi 1.000 sulme ajrore dhe më shumë se 400 inkursione që nga rrëzimi i regjimit të Asadit më 8 dhjetor 2024.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın