Rania R.a. Abushamala
24 korrik 2026•Përditësim: 24 korrik 2026
Ushtria iraniane tha të premten se ka nisur sulme me dronë në tre vende ku strehohen forcat amerikane në Kuvajt, raportoi Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e Lajmeve Tasnim, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, ushtria iraniane tha se dronët e sulmit “Arash” shënjestruan magazinat e pajisjeve ushtarake amerikane në kampin Udairi, si dhe pozicionet e trupave amerikane në kampet Doha dhe Arifjan.
Ushtria tha se do të vazhdojë operacionet intensive me dron dhe raketa, duke paralajmëruar se "çdo aventurizëm i pamatur ose hapje e një fronti të ri" do të përbënte përsëritje të "gabimeve strategjike" të SHBA-së.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar gjatë dy javëve të fundit pasi Trump njoftoi më 8 korrik se armëpushimi i përshkruar në memorandumin e mirëkuptimit SHBA-Iran të muajit të kaluar nuk ishte më në fuqi.
Që atëherë, SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer sulme, me Uashingtonin që synon vendet brenda Iranit, ndërsa Teherani thotë se ka sulmuar objektet dhe pajisjet ushtarake amerikane në disa vende të rajonit.