Bota

Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Shërbimi i urgjencës i Izraelit Magen David Adom pretendoi se palestinezi kreu një sulm në postbllokun Jabara pranë qytetit Tulkarem të Bregut Perëndimor

Esat Fırat  | 06.12.2021 - Përdıtësım : 06.12.2021
Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Kuds

Një palestinez u qëllua për vdekje sot në mëngjes nga forcat izraelite të sigurisë për shkak të një sulmi të dyshuar me makinë ndaj një postblloku ushtarak në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi i urgjencës i Izraelit Magen David Adom pretendoi në një deklaratë se palestinezi kreu sulmin në postbllokun Jabara pranë qytetit Tulkarem të Bregut Perëndimor.

Deklarata thotë se një roje izraelite e sigurisë u godit nga një automjet dhe u lëndua rëndë, duke shtuar se forcat e sigurisë në pikën e kontrollit qëlluan dhe "neutralizuan" palestinezin.

Roja i sigurisë është dërguar në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Hashomer.

Autoriteti Palestinez nuk ka lëshuar një deklaratë deri më tani në lidhje me sulmin e supozuar dhe identiteti i palestinezit nuk është zbuluar.

Forcat izraelite vranë palestinezin Mohammad Salimah të shtunën pranë portës së Damaskut jashtë qytetit të vjetër të Kudsit me arsyetimin për kryerjen e një sulmi me thikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın