Bota

Ushtarët izraelitë plagosin 17 palestinezë në kufirin e Gazës

17 palestinezë janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve të cilët protestonin në kufirin e Gazës nën moton "Marshi i Kthimit të Madh"

Zeynep Hilal Karyağdı  | 07.12.2018 - Përdıtësım : 08.12.2018
Ushtarët izraelitë plagosin 17 palestinezë në kufirin e Gazës

Gaza

GAZA (AA) - Shtatëmbëdhjetë palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza thuhet se 17 persona janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve të cilët protestonin në kufirin e Gazës.

Në deklaratë nuk janë dhënë informacione të detajuara në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta të rregullta paqësore nën moton "Marshi i Kthimit të Madh" në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë "kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006".

Mbi 220 palestinezë kanë rënë dëshmorë nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın