Bota

Ushtarët armenë hapin zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi

Ushtria e Azerbajxhanit ka marrë masat e nevojshme dhe nuk ka humbje të personelit dhe pajisjeve

Ruslan Rehimov  | 10.05.2022 - Përdıtësım : 11.05.2022
Ushtarët armenë hapin zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi

Baku

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se njësitë e ushtrisë së Armenisë hapën zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë thuhet se ndaj pozicioneve në drejtim të fshatit Yuxarı Ayrım në qytetin Kalbajar, dje mbrëmë u hap zjarr me intervale kohore të rregullta nga pozicionet armene në fshatin Azizli në qytetin Basargeçer (Vardenis).

Ushtria e Azerbajxhanit ka marrë masat e nevojshme dhe nuk ka humbje të personelit dhe pajisjeve, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se situata në rajon është stabile dhe se kushtet operacionale ndodhen nën kontrollin e plotë të ushtarëve azerbajxhanas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın