Bota

Ushtari amerikan që kritikoi tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani do të paraqitet në gjykatë

Scheller, në një video që publikoi më 26 gusht tha se udhëheqësit ushtarakë duhet të mbahen përgjegjës për tërheqjen nga Afganistani pasi 13 ushtarë amerikanë u vranë në Kabul

Mehmet Alaca   | 14.10.2021
Ushtari amerikan që kritikoi tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani do të paraqitet në gjykatë Foto: AA/Arkiv

Camp Lejeune

Një komandant batalioni i shkarkuar pasi kritikoi tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani do të dalë para gjykatësit në gjykatën speciale ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avokati Tim Parlatore në një deklaratë tha se klienti i tij, nënkolonel Stuart Scheller do të pranojë përgjegjësinë për veprimet e tij në gjykatën ushtarake të planifikuar të fillojë sot në kampin "Lejeune".

Parlatore deklaroi se pasi Scheller u deklarua fajtor, pret që seanca e vendimit të zgjasë dy ditë.

Scheller, në një video që publikoi më 26 gusht tha se udhëheqësit ushtarakë duhet të mbahen përgjegjës për tërheqjen nga Afganistani pasi 13 ushtarë amerikanë u vranë në Kabul.

Më vonë, Scheller u hoq nga komanda e batalionit të avancuar të trajnimit të këmbësorisë në kampin "Geiger" i cili është një nga objektet në kampin "Lejeune".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın