Bota

Unioni Afrikan përgëzon Sudanin për planin e periudhës kalimtare

Mahamat përgëzoi “aktorët kombëtar për nivelin e tyre të lartë të përgjegjësisë për të përfunduar ciklin e negociatave në një kohë të arsyeshme në mënyrë që të adresojnë shqetësimet legjitime të popullit sudanez”

Ekip   | 15.05.2019
Unioni Afrikan përgëzon Sudanin për planin e periudhës kalimtare

Addis Abeba

Komisioni i Unionit Afrikan ka përgëzuar Sudanin për pajtimin mbi planin për periudhën kalimtare me kohë të arsyeshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kryesuesi i Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, uron palët sudaneze për përparimin drejt arritjes së një marrëveshjeje për një periudhë kalimtare politike në Sudan”, tha komisioni në një deklaratë.

Mahamat përgëzoi “aktorët kombëtar për nivelin e tyre të lartë të përgjegjësisë për të përfunduar ciklin e negociatave në një kohë të arsyeshme në mënyrë që të adresojnë shqetësimet legjitime të popullit sudanez”.

Ai po ashtu përshëndeti bashkëpunimin e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashkimit Evropian (BE), si dhe treshen SHBA, Norvegji dhe Britani në mbështetjen e qasjes së Unionit Afrikan për të ndihmuar Sudanin të arrinte një periudhë kalimtare politike, si dhe për të mirën e vendit dhe rajonit.

Këshilltari kryesor strategjik i Mahamat-it, profesor Mohamed El Hacen Lebatt, aktualisht është në Khartoum për mbikëqyrje të mbështetjes teknike të Komisionit për procesin e periudhës kalimtare politike në Sudan.

Këshilli Ushtarak Kalimtar i Sudanit dhe aleanca opozitare të hënë u pajtuan të plotësojnë procesin e rivendosjes së qeverisjes civile brenda tre viteve. Të gjithë aktorët politikë do të sillen në bord për të hartuar një periudhë kalimtare gjithëpërfshirëse në gjashtë muaj.

Vendi është drejtuar nga këshilli ushtarak që kur presidenti Omar al-Bashir u rrëzua muajin e kaluar, pjesërisht për shkak të protestave popullore që vazhdojnë me protestuesit që kërkojnë qeverisjen e përgjithshme civile.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın