Bota

UNICEF: Rreth 100 fëmijë të vdekur në Ukrainë gjatë 1 muaji

Zyrtari i UNICEF-it Omar Abdi tha në konferencën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se lufta në Ukrainë ka krijuar një krizë të të drejtave të fëmijëve

Betül Yürük  | 12.05.2022 - Përdıtësım : 13.05.2022
UNICEF: Rreth 100 fëmijë të vdekur në Ukrainë gjatë 1 muaji Foto: Leon Klein - AA

New York

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se rreth 100 fëmijë vdiqën në Ukrainë gjatë muajit të fundit për shkak të luftës së nisur nga Rusia, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i UNICEF-it Omar Abdi tha në konferencën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se lufta në Ukrainë ka krijuar një krizë të të drejtave të fëmijëve.

Duke tërhequr vëmendjen për sulmet ndaj shkollave dhe heqjen e të drejtës së fëmijëve për arsimim, Abdi deklaroi se në Ukrainë gjatë muajit të fundit kanë vdekur rreth 100 fëmijë.

Duke thënë se shkollat ​​përdoren për qëllime ushtarake dhe se 15 shkolla të mbështetura nga UNICEF-i u dëmtuan në luftë javën e kaluar, Abdi bëri thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ndaj shkollave.

- SHBA: Rusia shënjestroi mesatarisht 22 shkolla në Ukrainë çdo ditë

Richard Mills, Zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB, tha se Rusia ka shënjestruar mesatarisht 22 shkolla çdo ditë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Ndërkaq, Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, mohoi akuzat kundër ushtrisë ruse dhe pohoi se historia nuk u mësohet fëmijëve në Ukrainë siç duhet.

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, akuzoi Rusinë për rrëmbim dhe adoptim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın