Bota

UNICEF: Lufta në Jemen shkatërroi familje të panumërta

Për shkak të luftës që po vazhdon prej rreth 6 vite, ku po ndodh dramë humanitare, 80 për qind e popullsisë ka nevojë për ndihma humanitare

Hamdi Yıldız   | 25.03.2020
UNICEF: Lufta në Jemen shkatërroi familje të panumërta

Sana

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet (UNICEF) bëri të ditur se lufta në Jemen ka shkatërruar shumë familje aq sa që nuk mund të numërohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e UNICEF-it për Jemenin, Sara Beysolow Nyanti nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter tha se "Fëmijët në Jemen humbën shumë gjëra nga kjo luftë që vazhdon prej 6 vitesh".

Ajo kërkoi nga bashkia ndërkombëtare të kuptojë se prej në çfarë vështirësie kalojnë fëmijët atje.

Nyanti më tej tërhoqi vëmendjen se lufta ka shkatërruar familje të panumërta në Jemen.

Për shkak të luftës që po vazhdon prej rreth 6 vite, ku po ndodh dramë humanitare, 80 për qind e popullsisë ka nevojë për ndihma humanitare.

Në luftën e brendshme që po zhvillohet mes qeverisë jemenase dhe Huthitë e mbështetur nga Irani si dhe përfshirjes së koalicionit arab nën udhëheqjen e Arabisë Saudite, sipas organizatave për të drejtat e njeriut, kanë humbur jetën rreth 100 mijë persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın