Bota

"Ulja e tensioneve në Mesdheun Lindor, në interesin tonë të përbashkët"

"Shmangia e hapave të njëanshëm dhe vazhdimi i negociatave me qëllim të mirë është mënyra e vetme për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme", tha presidentja e KE-së, Von der Leyen

Ömer Tuğrul Çam   | 16.09.2020
"Ulja e tensioneve në Mesdheun Lindor, në interesin tonë të përbashkët"

Bruksel

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se "Ulja e tensioneve në Mesdheun Lindor është në interesin tonë të përbashkët ndërsa rikthimi i anijes kërkimore turke në port është një hap pozitiv në këtë drejtim", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian, Von der Leyen, mbajti fjalimin tradicional "Situata e Unionit" ku shpjegohen ato që janë realizuar dhe priortetet e KE-së për vitin e ardhshëm.

Fjalën e saj ajo e filloi duke falënderuar punonjësit e shëndetësisë që luftojnë kundër koronavisurit të ri (COVID-19) dhe vuri në dukje se pandemia krahas shëndetit njërëzor ndikon edhe ndaj ekonomisë. Von der Leyen tha se në këtë periudhë janë zvogëluar ekonomitë, kanë formuar fonde për të penguar papunësinë, kanë penguar në këtë mënyrë largimet masive nga puna dhe se këto janë arritur me mekanizmet e veta financiare të Evropës.

"Duhet të formojmë një union më të fortë shëndetësor evropian. Tani ka ardhur koha për ta bërë këtë", tha Von der Leyen e cila ka njoftuar se vitin e ardhshëm nën presidencës e radhës së Italisë në G20 në këtë vend do të mbahet samiti global shëndetësor dhe se do të forcojnë institucionet shëndetësore të Evropës.

Pasi vuri theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndarjen në të gjithë botën për vaksinat që do të zhvillohen, Von der Leyen tha se "Nacionalizmi për vaksinën rrezikon jetët, vetëm bashkëpunimi për vaksinën shpëton jetë".

Më tej duke tërhequr vëmendjen mbi energjinë e pastër dhe efikasitetin e saj, Von der Leyen tha se BE-ja do të donte që më shumë se një e treta e fondit të shpëtimit ekonomik prej 750 miliardë euro të shpenzohej për çështje mjedisore. "Si Komision i BE-së rekomandojmë që objektivi për uljen e emisioneve të rritet nga 40 në 55 për qind për vitin 2030" deklaroi Leyen.

Duke vënë theksin se BE-ja duhet të heqë pengesat në tregun e vetëm, të zvogëlojë burokracinë dhe të rindërtojë lirinë e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, Von der leyen tha se "Do të propozojmë në strategji të re për të ardhmen e sistemit Schengen".

Ndërsa çështjet e politikës së jashtme Von der Leyen i ka filluar me Bjellorusinë dhe opozitarin rus, Alexei Navalny duke bërë të ditur se janë pranë popullit të Bjellorusisë. Pasi ka kritikuar ndërhyrjen e forcave të sigurisë ndaj protestuesve dhe se nuk njohin zgjedhjet presidenciale të mbajtura në muajin gusht Von der Leyen shtoi se "Populli bjellorus nuk janë ushtarët e të tjerëve në tryezën e shahut".

"Ulja e tensioneve në Mesdheun Lindor në interesin tonë të përbashkët"

Pas kësaj Von der Leyen ka përmendur Turqinë ku ka thënë se "Turqia ka qenë gjithmonë një fqinj i rëndësishëm dhe ashtu do të vazhdojë të jetë por edhe pse jemi afër në hartë, distanca mes nesh vazhdon të zmadhohet".

"Turqia ndodhet në një pozitë gjeografike të vështirë, strehon miliona refugjatë dhe BE-ja e mbështet Turqinë në këtë drejtim", tha Von der Leyen duke përsëritur solidarizimin e BE-së me Greqinë dhe Qipron greke për çështjen e Mesdheut Lindor.

"Ulja e tensioneve në Mesdheun Lindor është në interesin tonë të përbashkët. Rikthimi i anijes kërkimore turke në port është një hap pozitiv në këtë drejtim. Kjo është e nevojshme për të krijuar hapësirë për dialogun që nevojitet. Shmangia e hapave të njëanshëm dhe vazhdimi i negociatave me qëllim të mirë është mënyra e vetme për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme", tha Von der Leyen.

Marrëdhëniet me SHBA-në dhe Britaninë

Lidhur me marrëdhëniet me SHBA-në, Von der Leyen tha se "Mund të mos jemi dakord gjithmonë me vendimet e kohëve të fundit të Shtëpisë së Bardhë, por ne do të vlerësojmë gjithmonë aleancën transatlantike".

Ajo vuri në dukje se janë të gatshëm të formojnë një axhendë të re transatlantike për të zhvilluar partneritetin pavarësisht se cili fiton në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor në SHBA.

Presidentja e KE-së ka përmendur edhe çështjen e Brexit-it ku pasi njoftoi se mes Britanisë dhe BE-së ka një marrëveshje ajo kërkoi që Britania t‘i përmbahet kësaj. Von der Leyen rikujtoi fjalën e ish kryeministres britanike, Margaret Thatcher se "Britania nuk prish marrëveshjet" dhe theksoi se "Besimi është themeli i çdo partneriteti të fortë".

Gjithashtu duke vënë theksin se Ballkani është një pjesë e Evropës dhe se zgjerimi i BE-së në Ballkan ka një rëndësi historike, Von der Leyen nënvizoi se KE-ja së shpejti do të njoftojë një paketë përmbledhëse ekonomike që fokusohet në investimet rajonale për Ballkanin Perëndimor.

Vendeve anëtare do t'u propozohet marrëveshje e re për migracionin

KE-ja javën e ardhshme do t'u propozojë vendeve anëtare një marrëveshje e re "për migracionin", tha Ursula von der Leyen, duke shtuar se "Vendet që përballen më shumë me problemet lidhur me migracionin duhet të kenë mundësinë për t'i besuar solidarizimit të plotë të BE-së".

Duke potencuar se ata do të ndërmarrin veprime për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore dhe për të forcuar kufijtë, Ursula von der Leyen theksoi rëndësinë për integrimin e emigrantëve të cilët kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet e BE-së. Ursula von der Leyen kërkoi nga të gjitha vendet e BE-së që të bëjnë pjesën e tyre për çështjen e emigracionit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın