Bota

Ukrainë, vriten 4 fëmijë të tjerë në sulmet ruse, shifra arrin në 238

Forcat ruse gjithashtu kanë plagosur 433 fëmijë të tjerë që nga 24 shkurti, njofton Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës

Bahtiyar Abdülkerimov  | 25.05.2022 - Përdıtësım : 25.05.2022
Ukrainë, vriten 4 fëmijë të tjerë në sulmet ruse, shifra arrin në 238

Kiev

Katër fëmijë të tjerë u vranë në sulmet ruse në Ukrainë gjatë ditës së kaluar, duke e rritur shifrën në 238, njoftuan sot autoritetet ukrainase, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një vajzë 11-vjeçare iu nënshtrua plagëve në Kharkiv ndërsa tre fëmijë të moshës 14, 15 dhe 17 vjeç u vranë në Mariupol, njoftoi Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës.

Të paktën 433 fëmijë të tjerë janë plagosur në sulmet ruse që nga 24 shkurti, thonë autoritetet.

Forcat ruse kanë dëmtuar gjithashtu 1.848 institucione arsimore ndërsa 173 janë shkatërruar plotësisht.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 3.942 civilë janë vrarë dhe 4.591 janë plagosur deri më tani në luftën në vazhdim. Numri i vërtetë besohet të jetë shumë më i lartë.

Mbi 6.6 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera ndërsa më shumë se 7.7 milionë janë zhvendosur brenda vendit, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın