Bota

Ukraina vlerëson ftesën e Erdoğan-it që Putin dhe Zelensky të vizitojnë Turqinë

Kievi tha se ishte një ftesë e menduar mirë dhe me potencial ndërsa Moska tha se e pranuan me kënaqësi dhe e morën në konsideratë propozimin

Talha Yavuz  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 20.01.2022
Ukraina vlerëson ftesën e Erdoğan-it që Putin dhe Zelensky të vizitojnë Turqinë

Kiev

Zyra e Presidentit të Ukrainës tha se ishte menduar mirë dhe se ka potencial ftesa nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan për presidentin rus dhe atë ukrainas, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky për të vizituar Turqinë së bashku për të zgjidhur krizën mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Mihay Podolyak tha për shtëpinë mediale RBK se presidenti i Turqisë, Erdoğan është jashtëzakonisht i njohur me situatën në rajon.

“Erdoğan i di shumë mirë motivet e ukrainasve dhe rusëve. Propozimi i tij është i menduar mirë dhe ka potencial”, tha Podolyak.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nga Moska tha se me kënaqësi morën propozimin dhe konsideruan ftesën e Erdoğanit dërguar homologëve Putin dhe Zelensky.

"Ne mirëpresim përpjekjet e secilit shtet që mund të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Ukrainë", tha Peskov.

Më herët, zëdhënësi i zyrës së presidentit turk Ibrahim Kalın tha se Erdoğan kishte biseduar ndaras me Putinin dhe Zelenskyn për krizën në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës dhe se ai madje i ftoi ata të vizitojnë Turqinë së bashku për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe problemet mes tyre.

“Turqia është e gatshme të marrë çdo rol konstruktiv për të ulur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Ne po e bëjmë këtë si miq të Rusisë dhe Ukrainës dhe si aleat të NATO-s", tha Kalın.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın