Bota

Ukraina: Nuk është e vërtetë se Rusia "vullnetarisht" u tërhoq nga ishulli i Gjarprit

Sipas shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, forcat e armatosura ukrainase i "përzunë" rusët me një operacion dhe nuk ka më rusë në ishullin e Gjarprit

Meiramgul Kussainova   | 01.07.2022
Ukraina: Nuk është e vërtetë se Rusia "vullnetarisht" u tërhoq nga ishulli i Gjarprit

Kiev

Ukraina dje ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë, e cila tha se ishte tërhequr vullnetarisht nga ishulli i Gjarprit të Ukrainës në veriperëndim të Detit të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se është "gënjeshtër" që forcat ruse ishin tërhequr nga rajoni "si një hap i vullnetit të mirë".

Sipas tij, forcat e armatosura ukrainase i "përzunë" rusët me një operacion dhe nuk ka më rusë në ishullin e Gjarprit.

Dje, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga ishulli ukrainas i Gjarprit në veriperëndim të Detit të Zi.

Në njoftimin e ministrisë ruse thuhet se ky hap është ndërmarrë për të hapur kalimin për eksportet e grurit të Ukrainës.

“Më 30 qershor, si hap i vullnetit të mirë, forcat e armatosura të Federatës Ruse përfunduan detyrat e tyre në ishullin e Gjarprit dhe u tërhoqën. Kështu, komunitetit botëror iu tregua se Federata Ruse nuk ndërhyn në përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të hapur një korridor humanitar për eksportin e produkteve bujqësore nga territori i Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın